Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë pranë ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë


Disa të shtëna me armë kanë ndodhur vetëm pak më herët në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

Policia ka ngritur pika të posaçme kontrolli në qytet, për të kapur të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 “Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *