Vendosni fjalën kyçe....

U strehua në mes të Tiranës pas vrasjes në Francë, kapet francezi i rrezikshëm


Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas francez, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Siç bën me dije policia, 27-vjeçari francez me inicialet T. Q., kishte ardhur në Shqipëri pas vrasjes në Francë dhe jetonte me qira në një shtëpi te “Rruga e Barrikadave”. Ai kishte hyrë me dokumente të rregullta dhe më pas është shpallur në kërkim në Francë. Policia e përshkruan atë si një person të rrezikshëm, pjesë e një grupi kriminal.

Detajet e policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Barrikada”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet një shtetas francez , i shumëkërkuar për vrasje në Francë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna e pandërprerë për kapjen e personave në kërkim për krime të rënda ndaj jetës.

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Barrikada”, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  1. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *