Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e Udinezes duke ruajtur hapin e Juventusit.
Ekipi i trajnerit Konte i ka shënuar dy golat e fitores në pjesën e dytë me anë të belgut Lukaku.
Me këtë fitore, milanezët janë rikthyer në vendin e dytë të renditjes, me 3 pikë më pak se Juventusi dhe dy më shumë se Lacio, që janë treshja e ekipeve që do luftojnë për titullin kampion.
Javën e ardhshme Interin e pret derbi me Milanin ndërsa dy javë më vonë ka supersfidën ndaj Lacios, dy ndeshje që do përcaktojnë jo pak luftën për titullin kampion.