Vendosni fjalën kyçe....

Kurti prezanton emrat e 15 ministrave të qeverisë së Kosovës, Thaçi nuk “ftohet” në seancë


Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që është nominuar si kryeministri i ri i Kosovës, ka zbuluar në seancën plenare emrat e ministrave të qeverisë.

Qeveria e drejtuar prej tij do ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra. Zv.kryeministrat e qeverisë do jenë Avdullah Hoti i LDK-së e Haki Abazi i VV-së. Vlen të theksohet se presidenti Thaçi nuk është ftuar që të marrë në seancën e votimit të qeverisë së Kosovës.

Nga burime brenda Zyrës së Presidencës, mësohet se Protokolli i Kuvendit i ka dërguar vetëm një e-mail Protokollit të Presidencës, rreth 5 minuta para nisjes së seancës së sotme, shkruan Lajmi.net.

Këta janë emrat e ministrave

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Glauk Konjufca – Ministër për Punët e Jashtme

Albulena Haxhiu  – Ministre e Drejtësisë

Besnik Bislimi – Ministër për Financat

Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë

Arben Vitia  – Ministër i Shëndetësisë

Blerim Reka – Ministër i Integrimeve Evropiane

Emilia Rexhepi – Ministre e Administratës

Dalitbor Jetviç – Ministër për Komunitetet

Ivan Millojeviç – Ministër për Zhvillim Rajonal


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *