Vendosni fjalën kyçe....

“Mbi 61 deputetë do të votojnë për qeverinë time” – Albin Kurti para seancës parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet për qeverinë e re. Pas takimit me deputetët e pakicave, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se mbi 61 deputetë të votojnë për qeverinë e tij.

“Janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”, tha Kurti rrugës për në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, seanca ishte parashikuar të niste që në orën 11:00 por nuk dihet ende se pse po vonohet.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së.

Në një prononcim të mëparshëm për mediat, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh në opozitë, më në fund ka rastin që t’i shërbejë popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *