Baton Haxhiu tashmë ka zgjeruar aktivitetin e tij mediatik edhe në Shqipëri.
Haxhiu ka themeluar Alb Post-in një shoqëri mediatike në janar të viti 2020.
Lajmin për krijimin e “Alb-Post-it” e ka dhënë drejtoresha e “Open Coroporate Albania, Aranita Brahaj.
Shoqëria Albanian Post është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe do të ushtrojë aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, ëebsite dhe të shtruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikime reklamash, tregtim paisjesh për nevoja të mediave elektronike.
Në Objekt është shkruar edhe: Publikim i organeve informative, kulturore, argëtuese të shtypit, agjenci publiciteti, realizim reklamash, prodhime audiovideo. Shtypje gazetash, shërbime gazetarie.
Po kështu shoqëria parashikon të merret me auditime, konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit ë shprehjes së lirë dhe të të pavarur.
Alb Post është regjistruar në datën 10 janar 2020 me seli në Tiranë e më një kapital fillestar minimalist prej 100 lekësh.