Vendosni fjalën kyçe....

Di Maio vizitë zyrtare në Kosovë, kërkon fillimin e dialogut me Serbinë


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Galuk Konjufca ka pritur sot në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio me të cilin tha se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve, në veçanti në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me teknologji dhe inovacion. Ndërsa diplomati italian, pas takimit tha se shteti i tij fton për dialog Kosovë-Serbi, me lehtësim nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio uroi Glauk Konjufcën për qeverinë re të Kosovës, me të cilën tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të ndajnë përvojat e tyre edhe drejt rrugës për integrim europian.

Jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë në bazë të përvojave tona, informatave, që t’u japim gjithçka në mënyrë që reformat të realizohen deri në fund dhe të paraqesin hapa për integrimin e ardhshëm evropian të vendit. Natyrisht kemi biseduar edhe për faktin se Italia nxit, fton një dialog për procesin e paqes, një dialog maksimal mes Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë aspekt do të bëjmë në atë mënyrë që BE të jetë protagonist dhe lehtësues i këtij dialogu, dialog që do t’i jap përparësi procesi të integrimit evropian”- tha ai.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca tha se Di Maio çdoherë ka qenë mbështeturës i Kosovës sa i përket heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, dhe në rrugën e integrimeve evropiane.

“Biseduam si t’i thellojmë marrëdhëniet tona të cilat edhe ashtu janë të shkëlqyeshme, por ato duhet të konkretizohen edhe më shumë në drejtim të bashkëpunimit më të fuqishëm ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë si dhe shkëmbimeve më të mëdha tregtare në mes vendeve tona”, tha Konjufca.

Nga të dy ministrat u tha se një pjesë e takimit të tyre i është kushtuar diskutimit për teknologjinë dhe inovacionin.

Konjufca theksoi se ministri italian është shprehur i gatshëm të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt në realizimin e projekteve të Qeverisë së Kosovës sa i përket ndërtimit të parqeve të teknologjisë informative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *