Pas një fundjave zhgënjyese për “Birds of Prey”, Margot Robbie i ka ndryshuar emrin filmit. Kompania Warner Bros. beson se shikuesit e mundshëm nuk janë të vetëdijshëm se filmi ka të bëjë me personazhin e Harley Quinn, dhe se është vazhdim i Suicide Squad.
Titulli i ri është “Harley Quinn: Birds Of Prey”.
Siç shkruan Verge, investitorët kishin parashikuar një fitim prej rreth 50-55 milionë dollarë në tregun vendas, por arriti vetëm 33 milionë dollarë. Në 78 tregjet ndërkombëtare mendohet se ka fituar 48 milion dollarë.
Sipas Warner Bros., koronavirusi ndikoi në shitjet e biletave dhe pse në Korenë e Jugut filmi doli i dyti në vend duke bërë 1.9 milionë dollarë.
“Birds Of Prey” nuk planifikon të transmetohet në Kinë, vendin më të prekur nga koronavirusi, e në fakt as ‘Suicide Squad” nuk ka qenë lancuar atje.
Kinematë në Kinë janë tregu i dytë më i madh në botë i filmave.
Sipas Daily Mail, filmi i ri i aktores dhe producentes Margot Robbie kushtoi rreth 100 milionë dollarë për t’u bërë.