Templates by BIGtheme NET

Legjenda e NBA-së pritet të marrë presidencën e Olimpik Lion

Në Francë ka marrë jetë hipoteza se shumë shpejt Zhan Mishel Ola, presidenti historik i Olimpik Lionit do të “hapë krahun” për t’i lënë drejtimin e klubit një nga legjendave të basketbollit francez dhe NBA-së.

Toni Parker, ish-playmakeri i San Antonio Spursave dhe fitues katër herë i NBA-së, duket se shumë shpejt do të futet në këshillin e administrimit të klubit lionez, ndërsa “Lequipe” hamendëson se në të ardhmen mund të jetë dhe presidenti i klubit shtatë herë kampion të Francës.

Parker aktualisht president i ASVEL Basket, skuadër që militon në kampionatin elitë të basketollit në Francë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*