Templates by BIGtheme NET

Nissan kërkon 90 milionë dollarë dëmshpërblim nga ish-shefi i arratisur

Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, ka ngritur një padi civile kundër ish-shefit të arratisur, Carlos Ghosn, fillimisht duke kërkuar 90 milionë dollarë si dëme.

‘Dëmet financiare të pretenduara nga Nissan-i janë të lidhura me shkeljen e detyrës së nga e Ghosn si drejtor kompanie dhe shpërdorimin e  burimeve dhe pasurive të Nissan-it,’ tha ndërmarrja të mërkurën.

Në janar kompania Nissan njoftoi se do të ndiqte veprime juridik kundër ish-bosit të saj. Deklarata erdhi më shumë se një javë pasi Ghosn u arratis në mënyrë të papritur nga Japonia, ku po mbahej nën mbikëqyrje.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*