Të fiksuarit pas mitit të Loch Ness-it dhe ‘dashnorët’ e teorive konspirative kanë kapsallitur sytë, pasi një skelet gjigant doli në bregdetin e Aberdeen, Skoci, duke nxitur zëra se kafsha mitike kishte ngordhur.
Mbetjet misterioze dhe gjigane dolën në bregdet pasi stuhia Ciara goditi Skocinë.
Një fotografi nga eshtrat e krijesës u publikuan në rrjetet sociale dhe mediat skoceze më 9 shkurt duke shkaktuar një mori teorish konspirative.
Një pjesë e komentuesve hamendësuan se bëhej fjalë për një krokodil gjigant të ujrave të kripura ose oktapod, ndërsa të tjerë thanë se mund të bëhej fjalë për skeletin e një balene.
Ndërsa sipas shkencëtarëve ka mundësi të bëhet fjalë për skeletin e një ngjale të madhe.