Templates by BIGtheme NET

AfD kërcënon të çojë Merkel-in në gjykatë për “shpërdorim detyre”

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) kërkon të padisë kancelaren Angela Merkel për “shpërdorim detyre”.

AfD pretendon se ajo detyroi kryeministin e sapo zgjedhur të landit të Thuringias, që të jepte dorëheqjen javën e kaluar.

Kancelarja gjermane ishte në mesin e atyre që kritikuan ashpër rezultatin e votimit të parlamentit rajonal.

Deputetët e CDU-së në këtë land bashkuan forcat me AfD-në për të zgjedhur kryeministrin e ri të landit, një veprim që konsiderohet tabu në Gjermani.

Kryeministri i zgjedhur është Thomas Kemmerich, nga Liberal Demokratët e Lirë (FDP). Tani, AfD pretendon se Merkel e detyroi kryeministrin e ri të tërhiqej.

“Meqenëse Zonja Merkel nuk mban më një pozicion përkatës brenda CDU-së dhe ishte në Afrikë jo si anëtare e CDU-së por si kryetare e qeverisë gjermane, është një rast i qartë i abuzimit të pushtetit dhe shkeljes së të drejtës për mundësi të barabarta për të gjitha palët”- tha një bashkëdrejtues i AfD-së, Joerg Meuthen, duke iu referuar udhëtimit të Merkelit në Afrikën e Jugut dhe Angolë, citon RT.

Bjoern Hoecke, i cili është drejtuesi i zyrës rajonale AfD në Thuringia, planifikon të ngrejë padinë kundër Merkelit për këtë.

“Fakti që kancelarja ka detyruar një kryeministër të zgjedhur nga një parti tjetër të japë dorëheqjen është i papranueshëm”– tha ai në një postim në Twitter ndërsa bëri të ditura planet e tij për padinë.


Votimet në Thuringia thyen një tabu të gjatë të pashkruar për partitë e mëdha gjermane që nuk bashkëpunonin me AfD-në e krahut të djathtë. Skandali çoi në dorëheqjen e lideres së CDU-së dhe pasardhëses Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*