Templates by BIGtheme NET

“Forbes” zbulon cilët janë aktorët më të paguar të Hollywood-it

Ka disa aktorë që sipas revistës “Forbes” mund të premtojnë një audiencë kaq të madhe sa ata mund të kërkojnë jo vetëm një pagë me tetë shifra që të paraqiten në setin e xhirimeve, por të marrin një pjesë të mirë të fitimeve të filmit.

E në listën e publikuar nga kjo revistë, si aktori më i paguar i Hollyëood-it rezulton Dwayne Johnson, i njohur edhe si The Rock. Ai ka mbledhur 89.4 milionë dollarë midis 1 qershorit 2018 dhe 1 qershorit 2019.

“Duhet të jetë audienca e para. Çfarë dëshiron audienca dhe cili është skenari më i mirë që mund të krijojmë që do t’i dërgojë ata të lumtur në shtëpi?”, tha Johnson për Forbes në vitin 2018. E duket se ai e bën audiencën të lumtur.

Ai ndiqet nga Chris Hemsworth i cili ka bërë 76.4 millioë dollarë. Ndërsa aktorja grua më e paguar është Scarlet Johansson, e cila ka fituar 57 milionë dollarë.

Nëse bashkojmë listën e aktorëve dhe aktoreve më të paguara në botë, lista e dhjetëshes së parë do kryesohej vetëm nga burra dhe Johansson do renditej e teta, pas Adam Sandler.

10 aktorët meshkuj më të paguar:

  1. Will Smith

Fitimet: 35 million dollarë

  1. Paul Rudd

Fitimet: 41 million dollarë

  1. Chris Evans

Fitimet: 43.5 milliondollarë

  1. Adam Sandler

Fitimet: 57 million dollarë

  1. Bradley Cooper

Fitimet: 57 million dollarë

  1. Jackie Chan

Fitimet: 58 million dollarë

  1. Akshay Kumar

Fitimet: 65 million dollarë

  1. Robert Downey Jr.

Fitimet: 66 million dollarë

  1. Chris Hemsworth

Fitimet: 76.4 million dollarë

  1. Dwayne Johnson

Fitimet: 89.4 million dollarë

10 aktoret gra më të paguara

  1. Ellen Pompeo 

Fitimet: 22 million dollarë

  1. Charlize Theron

Fitimet: 23 million dollarë

  1. Margot Robbie

Fitimet: 23.5 million dollarë

  1. Elisabeth Moss

Fitimet: 24 million dollarë

  1. Kaley Cuoco

Fitimet: 25 million dollarë

  1. Jennifer Aniston

Fitimet: 28 million dollarë

  1. Nicole Kidman

Fitimet: 34 million dollarë

  1. Reese Witherspoon

Fitimet: 35 million dollarë

  1. Sofia Vergara

Fitimet: 44.1 million dollarë

  1. Scarlett Johansson

Fitimet: 56 million dollarë

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*