Vendosni fjalën kyçe....

“Lufta” ajrore, Airbus “shpartallon” rivalët e Boeing


Rivali evropian i ‘Boeing’, kompania ‘Airbus’ dëshiron të thyejë rekordin e vet dhe të dorëzojë numrin më të madh të avionëve për të gjitha kohërat gjatë këtij viti, pasi prodhuesi amerikan vazhdon të luftojë me pasojat e krizës së modelit 737 MAX.

Klientët e ‘Airbus’-it morën një total prej 863 avionësh tregtarë në vitin 2019, duke shënuar një rekord për kompaninë, sipas rezultateve financiare të vitit të plotë të publikuar të enjten.

Ndërsa dërgesat nga viti në vit u rritën rreth tetë përqind, objektivi për vitin 2020 është edhe më ambicioz, pasi ‘Airbus’ synon të dorëzojë rreth 880 avionë.

Raporti tregon se ‘Airbus’ u përball me një humbje neto prej 1.36 miliardë eurosh vitin e kaluar, krahasuar me një fitim neto prej më shumë se 3 miliardë eurosh në vitin 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *