Vendosni fjalën kyçe....

Një grumbull i madh peshkaqenësh të bardhë mblidhen në brigjet e Karolinës, studiuesit të shqetësuar


Një gjurmues peshkaqenësh ka kapur një skenë misterioze në bregdetin e Karolinës, një grup peshkaqenësh të mëdhenj të bardhë që ishin grumbulluar në një zonë.

Peshkaqenët ishin të gjatë nga 2.4 deri në 4 metra dhe peshonin deri në 453 kilogramë, e mendohet se kanë qenë duke u mbledhur në këtë vend që nga muaji i kaluar.

Siç shkruan Daily Mail, në hartën e mëposhtme tregohet gjithashtu një hendek i madh ku po vendosen peshkaqenët, ndërsa një grup tjetër po kalon në Florida dhe në Gjirin e Meksikës – duke i lënë ekspertët të shqetësuar se pse ekziston një grupim aq i madh peshkaqenësh.

“Çfarë mendoni se mund të jetë duke e shkaktuar këtë hendek të madh në të cilin peshkaqenët e bardhë po grumbullohen”– shkruan OCEARCH, një organizatë kërkimore dhe krijuese e gjurmuesit të peshkaqenëve.

“Ka grumbullime në Gjirin e Meksikës dhe më pas një grupim i madh në Karolinën e Veriut / Karolinën e Jugut, por asnjë në mes.”- vijon postimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *