Templates by BIGtheme NET

Pas takimit me Ramën, Kurti: ‘Minishengeni Ballkanik’ është Jugosllavia e katërt

Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, me të cilin pati edhe përplasjen e parë në detyrën e re si kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë tjetër është shprehur kundër Minishengenit Ballkanik.

Në një intervistë në programin “Rubikon” në televizionin Koha, mbrëmjen e kaluar Kurti theksoi se partneriteti në Ballkan nuk mund të nisë me Serbinë e ai e quajti Minishengenin si Jugosllavinë e katërt dhe sipas tij kjo është në interes të Rusisë.

“Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dal. Pas një shekulli ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e Bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendencave sidomos në hartën e Ballkanit kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë. Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”– tha Kurti.

Megjithë dallimeve për këtë çështje, Kurtin e ka quajtur takimin me kryeministrin Edi Rama, si një takim konstruktiv.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*