Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo i shkruan letër Kurtit, pasi e uron i kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë


Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Kurti. Pasi e uron për detyrën i kërkon heqjen e taksës për mallrat serbe.

‘Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momenti i krijuar pas dy letrave dhe qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit’, shkruan Pompeo, raporton KTV.

Ai ka shtuar se tashmë është kohë që marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës të normalizohen, duke shtuar se DASH-i do punojë ngushtë me qeverinë e re të Kosovës për të ecur përpara në qëllimet e përbashkëta si rritja e ekonomisë e sundimi i ligjit.

‘Është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë në themel njohjen e ndërsjellë dhe që është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces.’ – thuhet më tej në letër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *