Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja përgatit ofertën e çmendur për Mbapenë, 50 milionë euro në sezon


PSG-ja është gati t’i bëjë yllit të saj, Mbape një ofertë të çmendur për ta bindur të qëndrojë në Paris.

Sipas spanjolles AS, klubi francez mund t’i ofrojë sulmuesit një pagë që shkon në total deri në 50 milionë euro, duke iu afruar asaj të Ronaldos e Mesit.

Aktualisht, lojtari i kombëtares franceze fiton aktualisht 15 milionë euro dhe është lojtari i dytë më i paguar në Francë, pas shokut të tij të ekipit, brazilianit Nejmar.

Kontrata e Mbapesë me PSG-në skadon në vitin 2022.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *