Templates by BIGtheme NET

Putin: Në Rusi nuk do ketë “prindi 1” apo “prindi 2” sa të jem unë president

Rusia nuk do të pranojë terminologji politikisht korrekte siç janë “prindi 1” dhe “prindi 2” në një të ardhme së shpejti, tha Putin në një grup pune të reformës kushtetuese të enjten, pasi ata diskutuan vlerat e familjes në Rusi.

Sa për ‘prindin1’ dhe ‘prindin 2’, unë e kam thënë tashmë publikisht dhe do ta përsëris edhe një herë: për sa kohë që unë jam president, nuk do të kemi prindër 1 dhe 2, do të jetë ‘ nëna ‘dhe’ babai, raporton RT.

Një prej anëtarëve të grupit të punës, ligjbërësja ruse Olga Batalina, i tha presidentit se shumë njerëz në Rusi janë të shqetësuar për fatin e familjes tradicionale dhe do të donin ta shihnin atë të mbrojtur nga kushtetuta. Putini e përshëndeti idenë por tha që duhet shqyrtim i kujdesshëm.

Batalina vuri në dukje se disa njerëz që i dërguan propozime organit 75-anëtarësh, i cili ka për detyrë të përpunojë sugjerimet e qytetarëve për reformën kushtetuese, do të dëshironin shumë ta shohin “familjen” të përcaktuar si “bashkim i një burri dhe një gruaje”.

Disa vende perëndimore kanë lëvizur qartë përtej përkufizimeve dhe termave të tilla. Shkollat franceze zëvendësuan ‘nënën’ dhe ‘babanë’ në dokumentet e tyre me ‘prindin1’ dhe ‘prindin 2’ në shkurt të vitit 2019 ndërsa Italia inicioi një proces të ngjashëm, por u bllokua nga ish-kryeministri Matteo Salvini. Shtetet e Bashkuara morën kryesimin në këtë fushë që në vitin 2011 kur njoftuan se do të zëvendësojnë “nënën” dhe “babanë” në shënimet e pasaportave.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*