Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid i ofron Interit shkëmbimin mes Modric dhe Skriniar


Real Madridi është shumë i interesuar ta arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Interin, duke e ofruar Luka Modricin për Milan Skriniarin.

Mbrojtësi 25-vjeçar është bëri njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë në dy sezonet e fundit me paraqitjet e tij për Interin.

Përfaqësuesi sllovak ka qenë shtyllë e vërtetë e mbrojtës për zikaltrit që prej se u transferua nga Sampdoria në vitin 2017.

Mediat spanjollë raportojnë se paraqitjet e tij nuk kanë mundur t’i ikin drejtuesve të Real Madridit.

Gjiganti spanjoll është i gatshëm ta ofrojë Luka Modricin në atë që do të ishte një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë për Skriniarin.

Mesfushori kroat është 34 vjeç dhe ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *