Vendosni fjalën kyçe....

U përzu nga 5 porte nga frika për koronavirus, anija turistike lejohet më në fund të ankorojë


Një anije lundrimi kishte mbetur e bllokuar në det, sepse portet ishin të shqetësuar për pasagjerët se mund të kishin koronavirus. Por siç shkruan BBC, më në fund anija është lejuar të ndalojë në Kamboxhia.

Sipas BBC-së, anija MS Westerdam ishte përzënë nga pesë vende në Azi ditët e fundit. Në anijen me më shumë se 2,000 pjesëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerë, nuk ka koronavirus.

Por frika ishte e madhe, për shkak të një anije tjetër lundrimi në Japoni, e cila ka regjistruar më shumë se 200 njerëz me virus.

Vetëm të martën, anija u përpoq të ankorojë në Bangkok, por iu mohua leja. Një anije e ushtrisë tajlandeze e largoi atë nga Gjiri i Tajlandës, nga ku ajo filloi kursin për në Kamboxhia.

Të enjten në mëngjes, anija arriti më në fund në një pikë ankorimi në qytetin portual të Sihanoukville.

“Këtë mëngjes, vetëm të shihja tokë ishte një moment kaq i mrekullueshëm”, tha pasagjerja Angela Jones nga SHBA-ja për Reuters.

Anija Westerdam, ishte nisur nga Hong Kongu më 1 shkurt me 1.455 pasagjerë dhe 802 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Lundrimi ishte planifikuar të zgjaste për dy javë dhe me 14 ditët që po mbaronin, kishte shqetësime për furnizimin me karburant dhe ushqim.

Siç bëri Tajlanda, anija ishte përzënë më herët dhe nga Tajvani, Guami, Filipinet dhe Japonia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *