Templates by BIGtheme NET

Banorët e Fushë-Krujës e Mamurrasit i kujtojnë kryeministrit premtimin publik, apel qeverisë: Po na vdesin fëmijët në çadra

Një pjesë e banorëve të Fushë-Krujës jetojnë ende në çadra dhe tashmë kur vendi është përfshirë nga shirat dhe temperaturat janë ulur, ata i bëjnë thirrje qeverisë t’i japë zgjidhje problemit pasi po u sëmuren fëmijët.

Ata thonë se kanë plotësuar çdo dokument që u është kërkuar, duke iu përshtatur dhe procedurave online, por në fund në sistem shtëpitë u rezultojnë të banueshme.

Në Fushë – Krujë dhe Mamurras, banorët e mbetur pa strehë prej tërmetit të 26 nëntorit, shkojnë nga sporteli në sportel për aplikime, për të përfituar atë që ju takon me vendim qeverie, rindërtimin e shtëpive të shembura, thonë ata për kamerat e ABC News.al.

‘Problemi ynë është se ne shkojmë të aplikojmë online dhe neve nuk na dalin banesat në sistem. Inxhineri shtëpitë tona i ka nxjerrë të pabanueshme, bashkia thotë janë të banueshme. Tani ne i kemi bërë letrat për aplikimin online, kemi bërë dhe për bonus qiraje dhe asnjë përgjigje. Kanë një muaj që na sorrollasin për këto letra dhe asnjë lloj përgjigje.’ – thotë një banor.

Ndërsa një tjetër shprehet: ‘Do vijë një tjetër grup verifikimi, na thanë dhe asnjë nuk po vjen. Jam me fëmijë të sëmurë. Kanë dal shtëpitë e banueshme. Jam vetë i 8 dhe po rrimë në një çadër. Ju lutem shtetit të vejë dorë në familjen tonë se po i çojmë nëpër spitale.’

Banorët i bëjnë thirje kreut të qeverisë t’u zgjidhë problemin duke i kujtuar premtimin publik që ai u ka bërë pas tërmetit.

‘Kryemimistri të vijë. Ne me kushte të këqija kemi qenë, tërmeti na bëri më keq. Rrezikojmë jetën e fëmijëve, janë duke na vdek fëmijët në çadra.’

Aplikimet për procesin e rindërtimit mbyllen më 28 shkurt. Që të përfitojnë qytetarët e prekur nga tërmeti duhet të paraqesin: certifikatën e pronësisë, fotokopje të kartës së identitetit, çertifikatë familjare si dhe një kopje të akt-konstatimit të banesës së dëmtuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*