Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet kandidati i Macron-it për Parisin, iu publikua skandali seksual


Kandidati për kryebashkiak të Parisit, i zgjedhur nga presidenti Macron i ka dhënë fund fushatës së tij një muaj para zgjedhjeve, pas një skandali seksual.

Gara e tii u ndërpre nga një artist rus i vetëmërguar, i cili publikoi materialet komprometuese.

Benjamin Griveaux, i cili kandidoi për zyrën e lartë në kryeqytetin e Francës me partinë ‘En Marche’ të Emmanuel Macron, njoftoi se po tërhiqte kandidaturën e tij.

Ai tha se vendosi të tërhiqej nga gara për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga sulmet e mëtejshme ‘nën rrip’.

‘Për më shumë se një vit, familja ime dhe unë jemi suluar me deklarata shpifëse, gënjeshtra, sulme anonime, ekspozim bisedash të fshehta private, si dhe kërcënime me vdekje,’ tha babai i dy martuar 42-vjeçar në një deklaratë të shkurtër .

Ai shtoi se botimi i materialeve seksuale, të cilat ai e konsideroi një ‘sulm të pakuptimtë’ në jetën e tij private, ishte gjëja e fundit që vulosi vendimin e tij.

Ai ndërkohë as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi vërtetësinë e materialeve të publikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *