Templates by BIGtheme NET

Flakët shkrumbojnë jetimoren në Haiti, humbin jetën 15 fëmijë

Pesëmbëdhjetë fëmijë vdiqën në një zjarr që përfshiu gjatë një nate një jetimore në Haiti të drejtuar nga një grup jofitimprurës i krishterë amerikan, thanë autoritetet të premten, duke shkaktuar polemika për shumimin e jetimoreve jo të regjistruara në kombin më të varfër në Amerikë.

Dy fëmijë u dogjën për vdekje në flakët që shkatërruan jetimoren e Kishës së Kuptimit të Biblës me bazë në Pensilvania në periferi të kryeqytetit Port-a-Prince, ndërsa 13 vdiqën në spital për shkak të asfiksisë.

Shkaku i flakës nuk dihet ende e autoritetet kaë nisur hetimet.

Katër nga pesë fëmijë nga rreth 30,000 fëmijë në jetimoret e Haitit kanë prindër të gjallë që i kanë lënë aty sepse ata ishin tejet të varfër për t’u kujdesur për ta, sipas qeverisë.

Gati 60% e popullsisë prej 11.2 milionë banorësh mbijetojnë me më pak se 2.40 dollarë në ditë, sipas Bankës Botërore.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*