Templates by BIGtheme NET

Gjendet në Kanada fosili i tiranosaurit më të madh që ka jetuar në Amerikën Veriore

Një specie e re e tiranosaurit që ka ecur në Amerikën e Veriut rreth 80 milion vjet më parë është zbuluar nga shkencëtarët në Kanada, shkruan BBC.

Dinosauri sipas shkencëtarëve ka jetuar në periudhën e vonë të Kretakut, që e bën atë tiranosaurin më të vjetër të njohur nga Amerika e Veriut.

Një tjetër specie tiranosauri, një Daspletosaurus, u gjet në Kanada në vitin 1970.

Studiuesit thonë se zbulimi i ri u ka dhënë atyre një pasqyrë në evolucionin e tiranosaurëve. Afërsisht 2.4 metra i gjatë, grabitqari do të ketë qenë mjaft i frikshëm.

Ashtu si të afërmit e tij tiranosaurë, dinosauri mishngrënës kishte një noçkë të gjatë, gunga në kafkën dhe dhëmbë të mëdhenj më shumë se 7cm të gjatë.

Emri shkencor që iu vendos grabitqarit është “Thanatotheristes degrootorum” që në greqisht ka kuptimin “Korrësi i vdekjes”.

“Ne zgjodhëm një emër që mishëron atë që ishte ky tiranosaur, si i vetmi grabitqar i madh i njohur i kohës së tij në Kanada, korrësi i vdekjes”, tha Darla Zelenitsky, një profesoreshë paleeobiologjie që është bashkëautore e studimit.

Ndërsa nofka që i është vendosur është Thanatos.

Fragmente të kafkës së fosilizuar të Thanatos u gjetën nga John De Groot, një fermer dhe entuziast i paleontologjisë. Ai i gjeti fosilet në vitin 2010 ndërsa shëtiste pranë Hays, një fshat në Alberta Jugore.

“Kocka e nofullës ishte një gjetje absolutisht mahnitëse” tha Z. De Groot. “Ne e dinim se ishte e veçantë sepse mund të shihje qartë dhëmbët e fosilizuar”.


Tiranosaurët ishin grabitqarët kryesorë në tokë për miliona vjet para zhdukjes së dinosaurëve rreth 65 milion vjet më parë.

Nga periudha e vonë e Kretakut, rreth 80 milion vjet më parë, tiranosaurët e Amerikës së Veriut ishin bërë kafshë të mëdha. Por të dhënat fosile para kësaj periudhe janë copa-copa. Shpresohet që ky studim i ri të ndihmojë paleantologjistët të plotësojnë boshllëqet në njohuritë e tyre.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*