Templates by BIGtheme NET

Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro si ndihmë për dëmet e tërmetit

Holanda vendos t’i dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro si ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Njoftimi është bërë nga ministri i Jashtëm, Blok, i cili shkruan në llogarinë e tij në Twitter se ‘Holanda qëndron pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit dhe do dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin’.

Në datën 17 shkurt, në Bruksel do zhvillohet Konferenca e Donatorëve, ku do marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, ao të Ballkanit Perëndimor, OKB-ja e Banka Botërore.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona ndërsa mijëra ndërtesa janë dëmtuar e janë të pabanueshme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*