Templates by BIGtheme NET

Opozita e bashkuar takon delegacionin e Komisionit të Venecias

Përfaqësues të opozitës janë takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në takim merr pjesë kreu i PD-së Lulzim Basha, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi. Takim ka nisur në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner.

Dje delegacioni i Venecias është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*