Templates by BIGtheme NET

Pse Natalie Portman u kritikua si “hipokrite” për fustanin që veshi në ceremoninë e “Oscars”

 

 

Kur Natalie Portman u shfaq në tapetin e kuq të “Oscars 2020”, kishte qëndisur në pelerinën e saj emrat e regjisoreve gra të cilat nuk u nominuan këtë vit.

Portman zgjodhi emrat e Lorene Scafaria (Hustlers), Lulu Wang (The Fareëell), Greta Gerëig (Little Women), Marielle Heller (A Beautiful Day in the Neighborhood) dhe Melina Matsoukas (Queen & Slim).

E në fakt ky është i nënti vit radhazi ku mes nominimeve për regjisorin më të mirë, nuk kishte asnjë emër gruaje.

“Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerinë, por Natalie Portman tani është njëra prej tyre”, shkruante Harper’s Bazaar.

Mirëpo shumë e konsideruan gjestin e Portman një tentativë për të tërhequr vëmendje e madje hipokrizi, pasi ajo vetë ka bashkëpunuar shumë pak herë me regjisore gra gjatë karrierës së saj.

Për më tepër, siç shkruan BBC, edhe kompania e saj e filmit “Handsomecharlie Films”, nuk ka realizuar ende një film me një regjisore grua ( përveç vetë Portman).

Aktorja i pranoi kritikat për punën e saj të mëparshme.

“Është e vërtetë që kam bërë vetëm disa filma me gra”– tha ajo në një deklaratë për BBC News. Por ama e gjeti një mënyrë për t’u mbrojtur, duke thënë se bashkëpunimet e saj me gra për një arsye apo për një tjetër kanë dështuar dhe nuk janë bërë publike. Dhe një nga arsyet është se nuk gjejnë dot financim.

“Në karrierën time të gjatë, kam patur shansin të punoj me regjisore gra disa herë – kam bërë reklama, video muzikore dhe filma me Marya Cohen, Mira Nair, Rebecca Zlotowski, Anna Rose Holmer, Sofia Coppola , Shirin Neshat dhe veten time “.

“Filmat me gra kanë qenë tepër të vështirë për t’u realizuar në studio, ose për t’u financuar në mënyrë të pavarur. Nëse këto filma bëhen, gratë përballen me sfida të mëdha gjatë bërjes së tyre.

Kam pasur përvojë disa herë duke ndihmuar regjisoret femra të punësohen në projekte nga të cilat ato më pas u detyruan të largoheshin për shkak të kushteve me të cilat u përballën në punë.

Pasi ato janë realizuar, filmat me regjisore gra përballen me vështirësi për të hyrë në festivale, për të gjetur distribucion dhe për të marrë vlerësime për shkak të portierëve në çdo nivel.”– shkruan Portman.

Aktorja shtoi se ka provuar dhe do të vazhdojë të përpiqet për të realizuar bashkëpunime të suksesshme me gra.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*