Templates by BIGtheme NET

“S’do jetë si e vitit 2017” – Alibeaj shpjegon propozimin e PD-së për qeveri teknike

Demokrati Alibeaj, ka shpjeguar sot propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e komisionit të reformës zgjedhore.

Ish-deputeti ishte i ftuar në Syri.tv komentoi rezultatin e zgjedhkjeve të vitit 2017 e bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste duke pohuar se për rezultatin nuk ishte faji i ministrave të PD-së.

“Gjëja e parë që do duhet të themi e që mund të krijojë ndonjë lloj skepticizmi, dyshime është fakti që ndoshta jemi duke përsëritur një film të parë. Do duhet të sqarojmë diçka. Nuk ishte faji, mëkati i qeverisë tranzitore për atë çfarë ndodhi si rezultat. Çfarë të bënin ata ministra të PD ndërkohë që fenomeni kriminal i shitblerjes së votës, i terrorit ndaj administratës përballë krimit dhe kanabizimit që ishte në kulmin e vet, kishte ndodhur shumë kohë më parë. Ne ishim në kohë vonesë. Nuk funksionoi pasi ishin shpërndarë paratë, ishin marrë masat teksa ne ishim në çadër, gjë që çoi në atë rezultat. Në 2017 kishim kohë kalendarike 28 ditë. Në territor nuk kishim qenë fare. Nuk ishte qenia e qeverise tranzitore.’ – tha Alibeaj.

Ai shtoi ajo që ka propozuar kësaj here PD-ja nuk është bashkëqeverisje, por qeverisje teknike, anëtarët e së cilës nuk duhet të kenë interes për rezultatin dhe as nuk do marrin pjesë në fushatën zgjedhore.

‘Kjo që ofrohet tashmë nuk është ripërsëritje e asaj që ka ndodhur.  Nuk ka rëndësi teknike apo politike. Do duhet të jetë një qeveri anëtarët e së cilës nuk duhet të kenë asnjë lloj interesi të drejpërdrejtë për t’u marrë me fushatën elektorale as me rezultatin. Duhet të jetë një qeveri jashtë konfliktit të interesit. E dyta, nuk do të ketë bashkëqeverisje ku duhet të ndajnë gjysmën Basha e gjysmën Rama dhe një pjesë çfarë i takon Kryemadhit.’ – shtoi Alibeaj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*