Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndante drogë në Elbasan, arrestohet 41-vjeçari


Një 41-vjeçar është ndaluar në Elbasan pasi gjatë kontrollit të automjetit është kapur një sasi lënde narkotike në doza të vogla.

Shtetasi me iniciale B.M iu sekuestron një sasi heroine dhe kokaine si edhe automjeti me të cilin lëvizte.

B.M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *