Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja amerikane takon Manastirliun: Jini vigjilentë për koronavirusin


Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

Sipas ambasadës, ato kanë diskutuar mbi situatën me koronavirusin, i cili deri më sot ka shkaktuar mbi 1500 viktima. Ajo i ka kërkuar Manastirliut të qëndrojë vigjilente.

 “Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit”– thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ato diskutuan dhe mbi klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor. Ambasadorja Amerikane që pas mbërritjes në Shqipëri ka zhvilluar një sërë takimes me përfaqësues të politikës, qeverisë e institucioneve në qeveri me të cilët ka folur dhe për prioritetet e punës së saj këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *