Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona mund Getafen dhe merr kreun e La Ligas


Barcelona është lidere e La Ligës të paktën deri të dielën mbrëma, kur në ‘Bernabeu’ përballen Real vs Celta. Katalunasit kanë shkuar në kuotën e 52 pikëve pas fitores kundër Getafes.

Barcelona ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 24 në La Liga, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë Getafen, 2-1, të shtunën mbrëma në shtëpi.

Barça e Quique Setien, në prani të më shumë se 80 mijë tifozëve në ‘Camp Nou’, kreu detyrën edhe pse nuk e kishte aspak të lehtë ndaj skuadrës që është në pozitën e tretë në renditjen e La Ligës, dhe kërkon daljen në Champions, Getafes.

Antoine Griezmann 33’ dhe Sergi Roberto 39’ shënuan për Barcelonën që në pjesën e parë, derisa golin e nderit për Getafen e shënoi Angel Rodriguez në atë të dytë ku më pas kërkoi më shumë, por vendasit u treguan të vëmendshëm dhe në fund morën tre pikët.

Pas kësaj fitore, Barça ka shkuar në kuotën e 52 pikëve, duke barazuar Real Madridin, që të dielën pret Celta Vigon në ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo sfidë do të zhvillohet nga ora 21:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *