Templates by BIGtheme NET

“No Time To Die” kolona zanore e 007, Billie Elilish vazhdon ecurinë pozitive të sukseseve

Vazhdon periudha magjike e Billie Eilish. Pasi hyri në historinë e çmimeve “Grammy”, si fituesja më e re e kohërave, tani 18 vjeçarja ka vënë një këmbë edhe në kinema, e kjo falë James Bondit.

Natën e shkuar është prezantuar No Time To Die, kënga kryesore e filmit të 25 dedikuar agjentit 007, që del në kinema më 9 prill, e prodhuar nga vetë Billie Eilish në bashkëpunim me të vëllain Finneas dhe muzikantin Stephen Lipson.

Të jesh pjesë e këtij projekti është çmenduri. Për mua është një nder i madh për të bashkëpunuar për kolonën zanore të filmit. James Bond është seria më e bukur e kohërave dhe unë jam akoma nën shok, ka thënë Eilish. E ky është edhe një tjetër rekord për këngëtaren që me “No Time to Die”, bëhet edhe artistja më e re e kohërave që ka firmosur temën kryesore të një filmi Bond.

Filmi do të arrijë nëpër kinema në prill, por “No time to die”, ka zbuluar tashmë disa sekrete. Në pritje të trajlerit të parë, që do të prezantohet shumë shpejt, janë shpërndarë postera të protagonistëve. Sigurisht Daniel Kreig është në petkat e James Bond, por edhe Rami Malek, që vesh ato të të keqit të radhës. Më pas pjesë e kastit janë edhe Lashana Lynch, Lea Seydoux, Ana de Armas dhe Ben Whishaw.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*