Templates by BIGtheme NET

Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Lezhë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në një dyqan në Lezhë. Eksplozivi ishte vendosur në derën e dyqanit në fshatin Gocaj, që është në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar nga shpëthimi, por vetëm dëme materiale.

“Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Familjarët pretendojnë se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk i dinë arsyet se pse i kanë vendosur lëndë ekplozive në biznesin e tyre.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*