Juventusi ka mposhtur Breshian me rezultatin 2-0 duke reaguar pas humbjes së pësuar javën e shkuar.
Me golat e Dibalës e Kuadrados, bardhezinjtë janë ngjitur në krye të renditjes dhe presin të qetë ndeshjen e mbrëmjes mes rivalëve të Lacios e Interit.
Në kampionatin gjerman Bajerni i Mynihut ka shpartalluar Këlnin me rezultatin 4-1. Golat për bavarezët u shënuan nga Levandovski, Koman e Gnabri.
Me suksesin e sotëm, Bajerni i Mynihut është rikthyer në majë të renditjes me një pikë më shumë se Lajpcigu e katër më shumë se Dortmundi.