Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi bën detyrën e pret duelin Lacio-Inter, edhe Bajerni rimerr kreun në Gjermani


Juventusi ka mposhtur Breshian me rezultatin 2-0 duke reaguar pas humbjes së pësuar javën e shkuar.

Me golat e Dibalës e Kuadrados, bardhezinjtë janë ngjitur në krye të renditjes dhe presin të qetë ndeshjen e mbrëmjes mes rivalëve të Lacios e Interit.

Në kampionatin gjerman Bajerni i Mynihut ka shpartalluar Këlnin me rezultatin 4-1. Golat për bavarezët u shënuan nga Levandovski, Koman e Gnabri.

Me suksesin e sotëm, Bajerni i Mynihut është rikthyer në majë të renditjes me një pikë më shumë se Lajpcigu e katër më shumë se Dortmundi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *