Vendosni fjalën kyçe....

Ngec në fund Kukësi, zgjohet Partizani


Kukësi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një pikë në transfertën e vështirë të Bylisit, duke mos e shfrytëzuar barazimin e Tiranës të premten.

Edhe pse kryesoi deri në minutën e fundit pas golit të shënuar nga Musta, kuksianët nuk qenë në gjendje ta ruajnë kryesimin duke pësuar gol në minutën e fundit të takimit.

Në ndeshjen tjetër të rëndësishme, Partizani fitoi në Laç me rezultatin 3-1. Të parët shënuan vendasit me anë të Xhixhës por brenda 7 minutash ‘demat’ përmbysën gjithçka me anë të Telushit e Bitrit.

Në fund të pjesës së dytë, kryeqytetasit shënuan edhe golin e tretë me Telushin duke e fituar sfdën. Në sfidën e tretë të ditës së sotme, Luftëtari u mund në mënyrë surprizë nga Flamurtari.

Sfida në fundin e renditjes u fitua nga vlonjatët që gjithsesi mbeten në vendin e tretë. Kukësi ka ruajtur kreun me një pikë më shumë se Tirana ndërsa Partizani është ngjitur në vendin e tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *