Vendosni fjalën kyçe....

Sergio Ramos s’e pranon ofertën e Realit të Madridit, mbetet pezull rinovimi


Një lajm bombë vjen nga Spanja. Sipas ‘Don Balon’, mbrojtësi i Realit të Madridit, Ramos, nuk ka rinovuar me galaktikët.

Kontrata e Ramosit përfundon në verën e vitit 2021 dhe kërkesa e tij ishte që të qëndronte në Madrid deri në vitin 2023, kur mbush 37 vjeç.

Por presidenti Perez i ka ofruar zgjatje kontrate vetëm për një vit pasi këtë rregull ka ndjekur me të gjithë lojtarët që i kanë kapërcyer 32 vitet.

Në muajt në vijim palët pritet të takohen sërish për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje të mundshme por deri tani, Ramosi nuk e ka pranuar ofertën e Perezit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *