Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e Donatorëve, mblidhen 1,15 miliardë euro


Ka përfunduar Konferenca e Donatorëve e zhvilluar në Bruksel në ndihmë për të përballuar dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit që preku Shqipërinë.

Shtetet dhe institucionet financiare njëra pas tjetrës referuan dhe shprehën solidaritetin e tyre duke kontribuar në shuma të ndryshma për vendin tonë.

Shuma totale e mbledhur nga konferenca arrin në shifrën 1.15 miliardë euro.

Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju“-tha komisioneri për zgjerimin.

Kjo shumë i ka kaluar pritshmëritë për mbledhjen e fondeve pasi më herët ministri i Shetit për Rindërtimin deklaroi se pritshmëritë për mbledhjen e fondeve ishin reth 300-350 milionë euro. 

Më poshtë lista e plotë me kontributet nga shtetet:

BE: 100 milionë euro
KE: 15 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro
Danimarka: 2.7 milionë euro
Suedia: 5.6 milionë euro
Gjermania: 11 milionë euro
Franca: 100 milionë euro
Italia: 65 milionë euro
Polonia: 2.7 milionë euro
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave)
Austria: 1 milion euro
Çekia: 9.5 milionë koruna
Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)
Finlanda: 300 mijë euro
Portugalia: Vetëm asistencë teknike
Luksemburg: 100 mijë euro
Bullgaria: 120 mijë euro
Malta: Nuk jep shifër
Rumania: 2 milionë lei
Qipro:Nuk jep shifër
Hungaria: 500 mijë + 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave)
Irlanda: 300 mijë euro
Spanja: 250 mijë euro
Mali i Zi: 500 mijë euro
Serbia: 2 milionë euro grant
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar
Kosova: 200 mijë euro
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro
Turqia: 46.3 milionë euro
Emiratet e Bashkuara Arabe: 70 milionë euro
Zvicra: 9 milionë euro
Katari: 5 milionë dollarë amerikan
SHBA: 3.9 milionë dollarë për rindërtimin dhe drejtësinë, 800 mijë dollarë për rindërtimin e monumenteve, 60 mijë dollarë për të ndërtuar një qendër të emergjencave
Japonia: 2.5 milionë euro
Mbretëria e Bashkuar: 1 milionë paund
Azerbajxhan: 500 mijë euro menjëherë pas tërmetit, 500 mijë euro tani
Norvegjia: 2 milionë euro
Koreja e Jugut: 300 mijë dollarë amerikanë
Principata e Lihtenshtajnit: 50 mijë euro
Republika e Algjerisë: 50 mijë euro
Brunei Xharusalem: 50 mijë dollarë

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *