Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja e KE-së pas Konferencës: BE-ja mblodhi 400 milionë euro, sot i kaluam pritshmëritë


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas përfundimit të Konferëncës së Donatorëve të zhvilluar për mbledhjen e fondeve për tërmetit në Shqipëri u shpreh entuziaste nga shifra e mbledhur të cilën e konsideroi fenomenale.

Von der Leyen deklaroi se vetëm BE-ja mblodhi 400 milionë euro ndërsa shifra 1.15 miliardë në total i kaloi pritshmëritë.

Kjo mund t’i kishte ndodhur gjithkujt prej nesh, dhe ne i detyrohemi mbijetuesve dhe të dashurve që humbën njerëzit e tyre, për t’i ndihmuar. Sot komiteti ndërkombëtar premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtim dhe në rimëkëmbje, Shqipëria nuk është vetëm, ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë fazës së rindërtimit. Shqipëria është mik i BE. Jam shumë e lumtur të them që BE, kanë angazhuar 400 milionë euro, por shifra bëhet edhe më e mirë akoma, sot i kaluam të gjitha pritshmëritë, 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, që është një shifër fenomenale që do të plotësojë nevojat“- tha Ursula von der Leyen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *