Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo gjë për të ndaluar grushtin e shtetit”- Meta pret Bashën në takim


Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar sot me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i cili ka treguar dhe se për çfarë kanë diskutuar Kreu i Shtetit dhe kreu i PD-së.

Meta i foli Bashës për përpjekjet për grusht shteti siç i ka cilësuar ai zhvillimet me Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare për këtë.

 “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti Meta doli në një konferencë të Jshtëzakonshme, ku ka zbuluar fakte të reja që sipas tij konfirmojnë aktet kriminale të kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Ai tha se do depozitojë një shtesë të re në padinë ndaj Dvoranit, ndërsa zbuloi se ka patur një komunikim mes këtij të fundit dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metës, 3 ditë pasi ky i kishte dërguar një letër Ruçit lidhur me procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ky i fundit i ka shkruar Dvoranit për ta pyetur se çpo bën presidenti. Dvorani i është përgjigjur brenda pak orësh Ruçit në emër të Këshillit të emërimeve në Drejtësi, pa organizuar më parë një mbledhje të këtij Këshilli, duke i dhënë kështu vetes kompetenca që s’i takojnë. Me tone të larta kreu i shtetit tha se po bëhej një përpjekje për grusht shteti me letra nga ana e mazhorancës, të cilës do i përgjigjet me dekrete në mbrojtje të Kushtetutës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *