Templates by BIGtheme NET

Talenti shqiptar firmos kontratën profesioniste me Chelsean

Talenti shqiptar Armando Broja ka firmosur kontratën e parë profesionale me Chelsea-n. Vetëm 18 vjeç pasi ra në sy të të gjitha ekipeve zinxhir të londinezëve duke filluar nga ekipet e moshës së vogël deri në u-23.

Trajneri i ri Frank Lampard ka vendosur të rrezikojë këtë sezon duke i besuar të rinjve si Fikayo Tomori, Reece James, Mason Mount, Tammy Abraham, Hudson- Oddoi etj. Me këtë taktikë ish- mesfushori i Chelsea po i jep hapësirë të rinjve dhe një prej tyre mund të jetë dhe 18- vjeçari.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë pasi 18- vjeçari është pjesë kuqezinjve u-19 dhe shumë shpejt mund të bëhet edhe pjesë e kombëtares A.

Ndër të tjera në Instagram ai shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Chelsea Fc. Faleminderit prindërve dhe familjes time që gjithmonë më kanë përkrahur dhe që nuk do të isha këtu pa to”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*