Templates by BIGtheme NET

Kumbulla “çmend” italianët, pas Napolit në garë futen edhe Interi e Lacio

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është një nga lojtarët më të kërkuar në Itali për momentin.

Siç raporton Corriere della Sera, 20-vjeçari që luan me Veronën, kërkohet përveç Napolit edhe nga Interi e Lacio.

Media në fjalë shkruan se drejtuesit e Interit janë takuar ditët e fundit me persona të afërt të Kumbullës për ta bindur atë që të vishet zikaltër që në qershor.

Megjithatë sipas të gjitha të dhënave, Napoli është për momentin më pranë shërbimeve të tij, por deri në qershor gjithçka mund të ndryshojë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*