Templates by BIGtheme NET

Partizani rikthehet në stadiumin e kombëtares, ndaj Ballshit fitore me çdo kusht

Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Superligës mes Partizanit e Bylisit, një sfidë e rëndësishme për të dyja ekipet do luhet në stadiumin ‘Air Albania’.

Njoftimi është bërë nga klubi kryeqytetas që është pritës kësaj radhe.

Ndeshja e fazës së parë, e luajtur në Tiranë ka përfunduar në barazim 1-1 kurse ajo e fazës së dytë, e luajtur në Ballsh ka përfunduar 2-1 për ballshiotët.

Partizani mban vendin e tretë në renditje me 5 pikë më pak se Kukësi i kreut kurse Ballshi renditet në vendin e pestë dhe nuk duket se ka pretendime për sa i përket titullit kampion.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*