Templates by BIGtheme NET

Wenger kërkon të ndryshojë rregullat e pozicionit jashtë lojë, nisma që propozon

Arsen Venger, trajneri i njohur francez që sot është në poste drejtuese në FIFA, ka ndërmend të rimodelojë konceptin e dritës, praktikisht një distancë minimale mes mbrojtësit dhe sulmuesit për dekretimin e një pozicioni të parregullt.

“Futbollisti në fjalë nuk do të jetë off side nëse një pjesë e trupit me të cilën mund të shënojë, do jetë pranë linjës me lojtarin e fundit kundërshtar, edhe nëse pjesët e tjera të trupit janë në pozicion të parregullt. Nuk do kemi më vendime milimetrike off side”, shprehet Arsene Wenger, Shef i Zhvillimit të Futbollit, FIFA.

Propozimi i Arsen Venger do të diskutohet në mbledhjen e bordit të Futbollit në Belfast në 29 Shkurt, dhe për aprovimin e tij duhen 6 vota nga 8 në total. FIFA e cila mbështet Venger ka 4 vota por kjo duket se ka edhe miratimin e drejtuesve të tjerë. Nisma e francezit synon të ulë tensionin e tifozëve për raste të diskutueshme në futbollin elitar.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*