Dele Alli ka shpërthyer nga inati, pasi trajneri Jose Mourinho e zëvendësoi në minutën ’64 me Erik Lamela-n.
Kamerat u përqendruan tek ai pas zëvendësimit, i cili para se të ulej në pankinë hodhi nga inati një shishe, e pasi u ul plasi edhe atletet përtokë.
Më pas në një skenë dramatike, vendos dy duart në kohë dhe nis të qajë në dëshpërim. Kjo padyshim ishte një natë e vështirë për anglezin, por edhe për skuadrën e tij pasi Tottenhami e humbi sfidën ndaj Leipzigut me rezultatin 0-1 në Londër, duke e komplikuar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=IK3PFjBZUqs&feature=emb_title