Vendosni fjalën kyçe....

Mike Pence zotohet të kthejë amerikanët në hapësirë para verës


Zv.presidenti Mike Pence ka premtuar se astronautët amerikanë së shpejti do të arrijnë në hapësirë brenda raketave të bëra nga SHBA-ja, por me Boeing dhe SpaceX që po luftojnë për të ndërtuar një anije hapësinore të besueshme, madje edhe NASA është skeptike.

“Para se të nisë vera… Shtetet e Bashkuara do t’i kthejnë astronautët amerikanë në hapësirë ​​në raketa amerikane, nga toka amerikane. Ne po kthehemi në hapësirë dhe po kthehemi nga SHBA-ja”– tha Pence para një publiku në Qendrën Kërkimore Langley të NASA-s të mërkurën.

Pa një anije të vetën, NASA u është drejtuar korporatave për të zhvilluar dhe furnizuar anijen e saj kosmike. Fllimisht në vitin 2017 me SpaceX-in e Elon Musk që akoma është në luftime me Boeing për punën.

E shpërblyer me 5,1 miliard dollarë nga fondet federale për kapsulën e saj Starliner, Boeing ka luftuar për të përsosur pajisjen e vet fluturuese.

Kompania u detyrua të ndërpresë një fluturim provë pa pilot në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në dhjetor për shkak të një programi kompjuterik, duke e shtyrë këtë për në mesin e këtij viti.

Gjë e cila me shumë mundësi e ka nxjerrë kompaninë nga gara deri në verë. Programi i Dragon Crew, 3.1 miliardë dollarë, ka shënuar rezultate më të mira – duke përfunduar një mision të suksesshëm pa pilot në Mars 2019 – por me vonesa dhe çështje teknike. Edhe kjo mund të mos e arrijë dot premtimin e Pence.

Vetë NASA duket se nuk ka besim në afatin kohor optimist të zv.presidentit, pasi agjensia aktualisht po negocion për vende në dy fluturime të Soyuz-it rus drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që sipas RT-së janë planifikuar për këtë tetor dhe prill të vitit 2021.

Astronautët amerikanë kanë fluturuar me homologët e tyre rusë pasi programi i anijeve amerikane u hoq në vitin 2011, me NASA-n që detyrohet të paguajë rreth 80 milionë dollarë për një vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *