Vendosni fjalën kyçe....

Administratori i kompanisë u premton naftëtarëve të Ballshit, 3 rroga: Kompania “Bankers” s’na jep naftë


Administratori i dhe partneri i shoqërive Tosk Energy dhe Bylis Energy, Blerim Hoxha, u ka premtuar naftëtarëve dhe punonjësve të rafinerisë së Ballshit, se së shpejti do marrin 3 paga.

Ai ka shkruar një letër duke treguar arsyet e bllokimit të punës sipas tij. hoxha vëren se rafineria e Ballshit duhet të punonte me të paktën 50 mijë tonelata naftë bruto në muaj, ndërokhë që kompania Bankers Petroleum ka ofruar më pak.

Sipas Hoxhës, kjo e fundit nuk e ka kaluar sasinë prej 20 mijë tonësh naftë në muaj duke i shkaktuar kompanisë humbje që në fillimet e veprimtarisë së saj.

Ai thekson gjithashtu se i është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës prej 15 muajsh që t’i japë zgjidhje gjendjes së krijuar ndërkohë që nuk ka ende asnjë reagim.

Letra e Hoxhës

Te nderuar punonjes dhe heronj te Rafinerise se Ballshit!

Zgjodha me mire te ju shkruaj sesa tu takoj per arsyet se duke qene se jemi takuar shum e shum here se bashku, kemi shkembyer ide per rimekembjen e Rafinerise se Ballshit, biseduar, kemi debatuar me te gjithe ju, une si administrator dhe partner i Shoqerive Tosk Energji SHA dhe Byllis Energji SHA e ndjej te nevojshme qe te bej disa sqarime si me poshte.

Degjoj cdo dite nga pale te treta qe me akuzojne mua, partneret dhe shoqerite qe une drejtoj me lloj lloj akuzash. Se pari, me vjen shum keq per ju dhe gjendjen tuaj, i kuptoj gjithe problemet tuaja por nga ana tjeter dua te informoj se kam punuar dhe e kam menaxhuar kete uzine per mbi 18 muaj, kam paguar cdo detyrim qe kam ndaj jush, ndaj taksava shteterore dhe ndaj paleve te treta. Dua te informoj qe nga fillimi i aktivitetit dhe deri me tani Shoqerite kane humbur mbi dhjetra milion dollare por duhet te theksoj forte se keto shuma te humbura jane te vete shoqerive dhe jo lek te shtetit ashtu si kane vepruar shoqeri te tjera te cilat as edhe detyrimet shteterore nuk i kane shlyer. Te shoqerite Tosk dhe Byllis eshte e kunderta, deri me tani jane humbur dhjetra milion dollare nga te ardhurat e shoqerise dhe te partnereve, shoqerite jane me humbje qe nga fillimi I aktivitetit e ne vijim ku Ju te dashur punjonjes apo me mire Heronj te rafinerise e dini shum mire arsyen e ndaljes se rafinerise se Ballshit.

Qe ne fillimet e aktivitetit ne Rafinerine e Ballshit une u kam shprehur disa here problematiken me Bankers Petroleum, nuk mund te punojme nese nuk kemi furnizimin e nevojshem me nafte bruto. Ju me mire se une e dini se ajo Rafineri duhet te punoj me te pakten 50 000 Ton/Muaj Nafte Bruto dhe jo me sasite e ofruara nga Bankers Petroleum qe asnjehere nuk e kane kaluar sasine prej 20 000 Ton ne muaj, per kete problematike kam informuar edhe organet e shtetit.

Nga fillimi I aktivitetit e ne vijim kam bere cdo perpjekje me Bankers qe te gjejme nje zgjidhje por nga ata gjithmone kemi refuzim, refuzim qe nuk e kuptoj arsyen pse… Kerkesa jone eshte shume e thjeshte, naften e nentokes shqiptare ta shesi te Rafineria Vendase, u kemi ofruar pagesa parapagim, garanci bankare dhe cdo gje tjeter per arritjen e qellimit per furnizim por perseri nuk pranojn qe ta shesin naften ne shqiperi, arsyen e dine vetem ata se pse refuzojne.

Ka mbi 13 muaj qe ndjek rrugen gjyqesore, ka nje vendim gjykate per furnizimin e rafinerise por perseri ata nuk pranojne te furnizojne, ka mbi 15 muaj qe i jam drejtuar Autoritetit te Konkurences qe te nderhyj per te dhene nje zgjidhje dhe akoma nuk ka nje vendim apo mase prej tyre per te nderhyre dhe dhene nje zgjidhje.

Te dashur punetore, i gjithe problemi eshte te autoriteti i konkurences, nuk ka ndermarr asnje mase apo vendim per detyrimin e Bankers qe te furnizoje rafinerine, une dhe stafi im kam informacion qe eshte dikush mbrapa qe nuk e lejon Autoritetin qe te marre vendim kunder Bankers, se kush eshte nuk e dime dhe nuk mund te bejme asgje qe te detyrojme Autoritetin e Konkurences qe te veproje.

Problem tjeter eshte qe nje pjese e administrates shteterore nuk duan qe rafineria te funizohet me nafte bruto pasi kane interesa te ngushta personale qe ajo rafineri te mos punoje, kjo eshte nje arsye tjeter per ndaljen e rafinerise.

Rafineria ka ndalur punen ne fund te shtatorit dhe per aq kohe sa ka punuar ajo ka shlyer ta gjitha pagat ne rregull, ka paguar taksat, sigurimet dhe cdo gje tjeter ndryshe nga sa po akuzohet tashme, per aq kohe sa ajo ka qene ne pune ka shlyer cdo detyrim ndaj jush si punonjes, organeve shteterore dhe paleve te treta duke theksuar perseri se ajo ishte me humbje te vazhdueshme si rrjedhoje e mosfurnizimit nga Bankers.

Kam premtuar qe per muajt Tetor-Nentor-Dhjetor do te shlyej pagat minimale te te gjithe punonjesve, kam premtuar qe nese shoh nje drite jeshille per rindezjen e rafinerise te gjithe do te rifillojne punen me paga te plota, por deri me tani nuk po shoh asnje drite te gjelber per rifillim te punes. Gjithsesi duke marre parasysh gjendjen tuaj dhe te komunitetit ne Ballsh ne do ti paguajme se shpejti keto 3 paga.

Ju kerkoj falje personalisht per keto probleme por ta dini te gjithe se nuk eshte faji i shoqerise, kemi bere çmos qe rafineria te punoje por e riperseris sic ju e dini mire Rafineria e Ballshit nuk mund te punoje me 20 000 Ton Nafte Bruto ne muaj, jane humbje shume te medha, Rafineria qe te jete ne gjendje optimale per te punuar duhet te kete nje furnizim me minimum 1600 Ton/dita dhe per kete arsye gjithnje i jam drejtuar Bankers per funzimim me te pakten 50 000 Ton/Muaj duke e parapaguar te gjithe mallin dhe perseri refuzon qe te na furnizoje.

Ju rikujtoj edhe njehere qe Bankers na akuzon neve qe nuk paguajme dhe investon neper pale te treta qe i genjen dhe vazhdon ti genjeje por e verteta eshte qe ne gjate gjithe kohes kemi kerkuar qe te furnizohemi me minimum 50 000 Ton/Muaj duke e parapaguar te gjithe sasine e naftes, I kemi ofruar Bankers lek per te investuar, per kete ka dijeni edhe Autoriteti i Konkurences dhe madje e ka te dokumentuar ndersa nga ana tjeter Bankers na ka ofruar gjithmone 20 000 Ton Nafte Bruto ne muaj dhe per kete arsye e kemi te veshtire qe te punojme, shteti qe para dhe gjate fillimit te punes na premtoj me dokumete te shkruara qe do te siguroj lenden e pare por ky problem nuk mori ndonjehere zgjidhje.

Sa me siper punonjes te dashur problemi eshte te Autoriteti i Konkurences qe nuk nxjerr vendim per Bankers per arsye te presioneve qe ka nga persona te interesuar qe Rafineria te mos rindizet.

Gjithashtu dua te informoj qe pagat do ti paguajm se shpejti dhe ne do te jemi aq te lumtur sa edhe ju qe te vazhdojme punen vetem kur Bankers te na japi sasine minimale prej 50 000 Ton Nafte/Muaj me çmim tregu. Nese Bankers na furnizon, ne jemi te gatshem te fillojme punen, te bejme investime dhe te parapaguajme Bankers.

Ju falemnderit,

Blerim Hoxha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *