Templates by BIGtheme NET

Bllokohen 80 mijë paketa cigare kontrabandë në Han të Hotit

80 mijë paketa cigare kontrabandë janë kapur në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Sipas autoriteteve, sasia e lartpërmendur e duhanit ishte e papajisur me pullë fiskale dhe për pasojë është sekuestruar.

Njoftimi i Doganës së Hanit të Hotit

Strukturat  e Administratës Doganore  kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore  ushtruan  kontroll  në  mjetin e dyshuar, ku rezultoi  një ngarkesë prej  80 mijë paketa  cigare  të markës “REGINA RED”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale,  “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme  hetimore.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*