Një sfidë me shumë emocione ka qenë ajo e pasdites së sotme në ‘Air Albania’ mes Kukësit e Tiranës, dy rivale për titullin kampion.
Pas një pjese të parë pa gola, e dyta ka sjellë tre të tillë dhe përmbysje. Të parët në avantazh kaluan pritësit e Kukësit, me anë të një autogoli nga ana e mbrojtësit bardheblu, Kristi Vangjeli.
Kur u duk se kuksianët po shkonin të sigurt drejt fitores, një karton i kuq i marr nga Olsi Teqja i veriorëve në minutën e 84-ët, ndryshoi gjithçka.
Fillimisht ishte Batha ai që barazoi në minutën e 84-ët ndërsa 2 minuta më vonë, argjentinasi Torassa shënon golin e fitores për Tiranën.
Me këtë sukses kryeqytetasit janë ngjitur në krye të renditjes me dy pikë më shumë se Kukësi, ndërsa Partizani i ndjek në vendin e tretë.